Skuadra e FC Shkupit së fundmi ka arritur të angazhojë portierin Enes Azizi, i cili vjen te ekipi bardhekaltër pas pensionimit nga futbolli aktiv i Suat Zendelit. Skuadra shkupjane, kishte zbrazëtirë në këtë pozicion, andaj Azizi është një zgjedhje e duhur për portën e Shkupit, i cili vjen nga kampionati zviceran. Portieri shqiptar që ka dy shtetësi, atë të Zvicrës dhe Maqedonisë në karrieriën e tij ka luajtur në shumë skuadra, ndërsa vlenë të përmendet se ishte pjesë e ekipit të madh franez, PSZH, ku për një vit mbrojti për kategorinë U19. Por një lëndim në atë kohë bëri që Enesi të mos vazhdojë karrierën në Francë. Më pas ai ishte pjesë edhe te skuadra italiane Rexhina, luajti edhe me ekipin Dardania të Lozanës, ndërsa te FC Shkupi vjen nga ekipi i Bavois. Në deklaratën e tij të parë për faqen zyrtare të klubit Enes Azizi është shprehur krenar që do të mbajë veshë fanellën e klubit më me traditë në vendin tonë. “Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e FC Shkupi dhe të them sinqerisht, ndjehem krenar që më është dhënë mundësia të përfaqësojë një klub me emër të madhe dhe traditë, e që e bënë klubin më me emër në vendin tonë, me një tifozëri të flaktë. Për të qenë gjithçka e kompletuar, dua të falënderoj stafin teknik dhe lojtarët që më kanë bërë pritje fantastike. Premtoj se në çdo moment do të jap maksimumin që bashkërisjht të arrijmë objektivat e klubit”, ka përfunduar Azizi, i cili ka firmosur marrëveshje me FC Shkupin për një vit.

Enes Azizi është i lindur në 9 shkurt të vitit 1994, ndërsa është i gjatë 1.91 cm, cilësohet si një portier me reflekse shumë të mira, robust dhe i sigurtë në dalje duke bërë që të ketë kontroll të plotë të zonës së tij.