Ministria e Shëndetësisë do të shpallë fund të epidemisë së fruthit kur të mos ketë asnjë të prekur në periudhën prej katër javëve, informojnë prej atje për “Meta”.

“Procesi i inkubacionit zgjatë tre javë. Kur të ketë dy herë nga dy javë pa asnjë pacient të prekur, atëherë do të ndalohet epidemia. Tani për tani ajo nuk gjasa të ndodh, pasi që vetëm sot ka katër raste të reja, edhe atë të komplikuara të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive”, informojnë nga Ministria.

Prej atje shtojnë se nga fillimi i epidemisë dhe nga fillimi i ndalesës për pranimin e fëmijëve të pavaksinuar me MRP vaksinë nëpër çerdhe, deri më tani janë vaksinuar mbi 3.400 fëmijëve.

“Frika jonë është që nëse e largojnë ndalesën për pranimin e fëmijëve të pavaksinuar nëpër çerdhe, atëherë të gjithë pa vaksina do të sëmuren. Për atë këshillat janë shumë intesive për kujdes dhe vaksinimin”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në ndërkohë, nëpër çerdhet e Shkupit vazhdohet me masën për mospranimin fëmijëve të pavaksinuar. Inspektorët shtetëror të Shëndetësisë bëjnë kontrolle në terren nëse nëpër çerdhe ka fëmijë të pavaksinuar. Ashtu siç thonë prej atje, deri më tani nuk kanë regjistruar asnjë rast për pranim në çerdhe të ndonjë fëmije të pavaksionuar.

Loading...