Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka diskutuar me homologun e tij amerikan, Donald Trump mbi zhvillimet e fundit në Siri duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së procesit politik.

Të dy presidentët po ashtu riafirmuan vendosmërinë e tyre të përbashkët për të luftuar çdo lloj terrorizmi.

Gjatë bisedës, Erdogan rikonfirmoi dëshirën e Turqisë për të vazhduar marrëdhëniet e ngushta me partnerin e saj strategjik.

Krerët e të dy vendeve ranë dakord se vendimi i tërheqjes së SHBA-ve nga Siria duhet të zbatohet në bazë të interesave të përbashkëta dhe pa dëmtuar qëllimet e përbashkëta.

Presidenti turk dhe ai amerikan po ashtu ranë dakord të zhvillojnë më tej marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve dhe të arrijnë qëllimin tregtar prej 75 miliard dollarësh.