Shtjellimi ilustrativ i konkluzes hyrese teorike, behet me i kuptueshëm nëse kuptojmë se ne prapavijë te gërvishtjeve Ermira-Artan, ne te vërtet fshehet konflikti latent mes dy rrymave përbrenda Deges BDI ne Çair – nga njëra ane, rryma e kuadrove te reja post-2001, dhe nga ana tjeter, rryma e kuadrove te vjetra me eksperiencë, qe daton para vitit 2001. Rryma e pare e perfaqesuar nga Beqir Hasani dhe Izet Mexhiti, ndaj te ciles anon edhe Ermira Mehmeti, ndersa e dyta nga vellezerit Bushi, Bekim Neziri ne kuader te se cilit orbiton Artan Grubi

 

ARSIM ZEKOLLI

Përkundër koloritit verbal dhe bujës mediatike falë personaliteve të involvuar, rrëfimi per konfliktet mes Ermira Mehmetit dhe Artan Grubit, është vetëm se gërvishtje siperfaqesore, mbi shtresen e dukshme te problemit substancial dhe zhvillimeve dramatike thelle ne barkun e BDI-së ne përgjithësi, dhe ne Degen Cair të BDI-së në veçanti, historia e te cileve ne te vertet paraqet anamneze te kalbjes natyrore te nyjeve nderlidhese, qe mbanin kete strukture ne union sindikal te krimit dhe korrupsioniot, intriges dhe tradhetise. Që tani, me ne fund erupton ne menyre sistematike dhe te pandalshme duke vertetuar ate qe eshte më se e qarte per secilin vezhgues serioz – brendi BDI eshte perfundimisht toksik dhe simbol i dekadences, demagogjise, mashtrimit dhe vdekjes politike, pamundesi ringjalljeje. Kalbja e brendit BDI, eshte ne metastazim e siper, drejt vetshkaterrimit dhe kurrfarë largimi i kuadrove te vjetra apo instalim te kuadrove te reja, nuk mund te parandalojë kete proces te kalbjes. Aq me pak, kjo mund te shërohet duke aplikuar aspirin terapi mbi trupin e pashpirt me gjymtyra te vyshkura. Shtjellimi ilustrativ i konkluzes hyrese teorike, behet me i kuptueshëm nëse kuptojmë se ne prapavijë te gërvishtjeve Ermira-Artan, ne te vërtet fshehet konflikti latent mes dy rrymave përbrenda Deges BDI ne Çair – nga njëra ane, rryma e kuadrove te reja post-2001, dhe nga ana tjeter, rryma e kuadrove te vjetra me eksperiencë, qe daton para vitit 2001. Rryma e pare e perfaqesuar nga Beqir Hasani dhe Izet Mexhiti, ndaj te ciles anon edhe Ermira Mehmeti, ndersa e dyta nga vellezerit Bushi, Bekim Neziri ne kuader te se cilit orbiton Artan Grubi. Dallimet diametrale mes keto dy grupacioneve, shtrihen ne shumë fusha dhe me shumë dimensione politike, ekonomike, kriminele, kulturologjike. Keto dallime janë sa te thella per nga substanca, aq edhe te gjera per nga shtrirja, por ne substancen e vet primare burojne nga qasja e sigurimit te perkrahjes dhe dominimit mbi trupin votues. Fjala pra eshte, per dy kampe te ndryshme te bazuara mbi dy baza te ndryshme te perkrahjes. Nese kampi i pare, ai Hasani-Mexhiti, sigurojne dominancë fal shtrirjes klanore, farefisnore, rajonale dhe grupacioneve kriminle, kampi i dyte Bushi-Neziri-Grubi sfidojne te paret duke u mbeshtetur ne lidhjet e vjetra sistemore, krimit, korrupsionit dhe perkrahjes te hapur nga Klani i Zajazit. Synim permanent i te cilit eshte, rrenimi i Shkupit si vatre shqiptare dhe eksploatim i tij, si monedhe tregtie ne favor te vendeve tjera, kryesisht Kercoves. Kjo eshte shtresa primare e konfliktit latent, mes dy grupacioneve, mbi te cilin shtohen edhe konfliktet tjera, qe burojne si manifestime te jashtme dhe te dukshme – konflikti mes “te fortve’ burimor dhe “te forcuarve” nga sherbimet, mes marionetëve te krahut te nentokes VMRO dhe te nentokes LSDM, krahut qe pas pasurimit dhjtevjecar me krim-korrupsion deshiron te kalon ne ujera legale dhe krahut qe aspiron t’i zevendesojë, sipas të njëjti model te pasurimit permes krimit dhe korrupsionit. Dhe ne fund, shtresa me misterioze, aspirata e dyshit nga Zajazi, qe permes largimit te krahut te vjeter, t’i ndërpres lidhjet me deshmitaret e pakendshem per historite e veta, te pakendshme. Duel qe tejkalon suazat e Shkupit/Cairit, prandaj edhe shtrihet si ne Kumanove, Tetove e deri ne Kercove (ilustrim: Fatmir Dehari). Dramaticiteti dhe serioziteti i ketij konflikti, qe do të thellohet gjithnjë e më shumë, behet aq me evident nese ballafaqohemi me dilemen per heshtjen e partive te reja opozitare, te cilat ngurrojne qe para publikut, t’i shpalosin te dhenat per historite e pakendshme, gjithsesi kompromituese per njerezit e pare te BDI, ne rajone te caktuara. Por, qe sikur nen komande te akorduar përqendrohen ne sulme kundër klanit te Zajazit, por pa i përmenduar shpesh eksponentët e marionetave të tyre në Çair, Kumanove, Tetove, Gostivar, Struge. Ne rrafsh te pare, do të ishte e mirëseardhur, te kuptojmë qëndrimet e përfaqësuesve te partisë UNITETI, për raportet e tyre te mëparshme me kampin Hasani-Mexhti dhe atë Bushi-Neziri. Por, edhe sikur te mos na mundësohet nje dëshmi e tille, kjo nuk do të ndryshojë gjë në këtë proces të pashmangshëm të drejtësisë poetike. Ne kuptim qe, BDI-ja tani mbi supet e veta do të ndiejë ate qe per vite më rradhë ua srvirte shqiptarëve, bumerangun e strategjisë: Sundo, përmes percarjes, me pasoja edhe më të dhimbshme, qe do të zgasin per dekada rresht.

 

(Ndalohet marrja dhe ripublikimi i tekstit pa pëlqimin paraprak të autorit)