Një situatë komike kanë regjistruar kamerat në mbledhjen e djeshme të Këshillit parlamentar të Maqedonisë për eurointegrime. Deri sa deputetja Ermira Mehmeti ka folur lidhur me propozimet e PDSH-së, menjëherë pas saj një deputet maqedonas ka halle tjera: ai me mish e me shpirt mundohet të pastrojë kollaren e përlyer, raporton “Lajm”. Edhe pse mbanë kufjet për përkthim në vesh, vërehet qartë se deputeti nuk e ka mendjen te ajo se çka thotë kolegia e tij Ermira Mehmeti. Ai është aq i preokupuar me kollaren, sa që në një moment fut edhe gishtin e vogël në gojë, pa i vërejtur fare kamerat që e incizojnë.

Këtë situatë komike mund ta përcillni në videon më poshtë:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=WgTetXUdb2c&w=854&h=480]