Kryetari shqiptar i parlamentit është një premtim i pa plotësuar parazgjedhorë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ka ardhur koha që të paktën kryetari i Parlamentit të Maqedonisë të jetë shqiptar. Në këtë mënyrë do të dëshmohet se shqiptarët janë lojalë ndaj institucioneve shtetërore. Nëse kemi funksione të rezervuara vetëm për mazhorancën, atëherë s’kemi arritur asgjë nga Marrëveshja Kornizë”.

Kështu është shprehur deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, ErmiraMehmeti.

Deklarata e Mehmetit erdhi në konferencën e sotme në Shkup me temë “Ndryshimi i parimit të përfaqësimit përkatës dhe të drejtë”, organizuar nga Instituti për Politikë Evropiane.

“Teza ime është se komuniteti dominant duhet të jetë garantues për përfaqësimin e drejtë të minoriteteve në institucionet, e jo pengesë për këtë. Te ne me rritjen e numrit të komuniteteve në administratën shtetërore paralelisht rritet edhe numri i maqedonasve të punësuar dhe prandaj nuk e arrijmë kuotën për përfaqësim të drejtë. Kemi politikë jokushtetuese për përfaqësim të drejtë”, vijoi deputetja ErmiraMehmeti.