Ishfutbollisti i mirënjohur, Ertan Demiri, aktualisht menaxher në FC Shkupi, para ca ditësh ka pasur ditëlindjen e tij. Ai ka mbushur 40 vjet, është i lindur me 24 janar 1979.

Me këtë rast, Demirit i është bërë një surprizë interesante nga fëmijët, mbesa dhe nipat e tij. Një tortë me fotografinë e tij. Këtë moment gëzimi Demiri e ka ndarë me miq të shumtë në llogarinë e tij në fb ku ka shkruar për befasinë që i ishte përgatitur.

“Një surprizë e bukur nga mbesa Anisa dhe nipat e mi së bashku me fëmijët për ditëlindjen e 40. Flm shuuum…Alhamdulillah qe ju kam”, ka shkruar Demiri./lajm

Loading...