Florije Jasharaj është një nënë shqiptare që iu zhduk vajza në moshën 6 vjeçare! Që nga ajo kohë e deri më sot ajo nuk ka rreshtur së kërkuari vajzën Jasminën të lindur në vitin 15.04.1991
Znj. Florije me tha : “Zonjë ti ke ndjekës shumë nga gjithë shqiptaria, diaspora e gjithësia, të lutem më ndihmo!”, unë ju lutem juve: JU LUTEM NDIHMONI!
Jasmina Jasharaj sot është vajzë e madhe, por nuk dihet ku është, nëse e sheh postimin tim e lus të më lajmërojë mua ose nënën. Babai iku I djegur për vajzën. Nëna vazhdon dhe e kërkon në çdo cep. Ka pasur një paraqitje në ”Përrallë me Tupan”, kërkoi ndihmë nga unë që të infromojmë sonte “live” të gjitha femrat në FSHKQJ(që jam shumë e binder që secila me zemër do t’mundohet t’i ndihmojë), por unë vendosa që të kërkoj ndihmë nga secili nga ju që nëse një informacion më të vogël keni të kontaktoni zonjën!
Me këtë aktivitet unë përfundoj aktivitetet e mia për vitin 2018-të, por me shpresë që këtë vajzë të gjithë bashkarisht me kontribuar që nënën Florije dhe familjen Jasharaj me i gëzuar!
P.S. Femrat që nuk janë pjesë e grupit mund të anëtarësohen nga ndonjë mikeshë e tyre dhe të ndjekin zonjën!/Gjyla Çeliku

Loading...