Rasti i nxënëses nga Drenasi, e cila ishte rreth të 16-ave në kohën kur ka shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj për ngacmim seksual, në vend të ndihmës ajo dyshohet se u shfrytëzua seksualisht nga polici, ka nxitur reagime të shumta, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast në organizim të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, sot është mbajtur një protestë para Policisë së Kosovës.

Të troditur nga ky rast janë ndarë edhe disa nga emrat e njohur të estradës shqiptare e ka pasur prej tyre atyre që i janë bashkuar edhe protestës së mbajtur sot (e enjte) në Prishtinë.

Lajmi.net ka kontaktuar me disa prej tyre dhe mesazhet e tyre në lidhur me rastin ua sjellim në vazhdim:

Arta Bajrami 

“Pedofil, përdhunues, kriminela do të ketë gjithmonë, por me një dënim të rënd do të ulet ose zhduket numri i tyre, edukimi fillon në familje vajzat të mos shoqërohen me njërz të dyshimtë, të jenë të lira në komunikim me prindërit menjëherë të lajmërohet në polici çfarëdo tentimi e jo të pritet 1 vit e dy vite, edhe prind dërgoni vajzat në kurse të Karates, Kick box e sporte tjera luftarake se paku për vetëmbrojtjen e tyre qe ta rrëzojnë për toke përdhunuesin e të vrapojnë drejt e në Polici. Policia duhet me hi në teste psiqike edhe shumicën i kisha pezullu nga puna e mi fut krejt gjenerata te reja , edhe vetëm në Prishtinë ka më shumë rregull ndërsa ne provinca e qytete tjera tmerr gjithçka bëjnë për pare”

Diellza Kolgeci 

“Mendoj që drejtësia duhet të merret me këtë rast dhe jo vetëm. Dënimet duhen të jenë sa më të larta sepse këtu nuk ka të bëjë vetëm me perdhunim por edhe vrasje të një foshnje. Tash o kurrë duhet të flas drejtësia. Tash o kurrë edhe duhet të ngritemi. Drejtësia duhet të veproj jo të dënoj aktin me fjalë por me vepra sepse nëse mbetet veç me fjalë atëherë nuk kanë faj njerëzit që po marrin drejtësi në duar të veta. Mos qofsha në lëkurën e tyre. Uroj që vajza nuk do të ketë pasoja psiqike dhe fizike”.

Edi Kastrati

“Vajzat nuk përdhunohen per arsye se nuk ishin të kujdeseshme ndaj diçkaje,ato përdhunohen sepse i përdhunoj dikush. Shkelësit nuk mund të jetojnë me të vërtetën,të mbijetuarit nuk mund të jetojnë pa të,ka nga ata që ende, edhe një herë, janë të gatshëm të anulojnë dhe të na mohojnë. Nëse nuk e pohojmë të vërtetën tonë, përsëri mund të lihet në fantazi. Por e vërteta nuk do të largohet,ajo do të mbajë sipërfaqe derisa të njihet dhe ashpër të ndëshkohet. E vërteta do të tejkalojë çdo fushatë të montuar kundër sajë, pa marrë parasysh sa e fuqishme, e mençur apo e gjatë,është e pamposhtur,është vetëm një çështje për të cilën brezat janë të gatshëm ta përballojnë atë dhe të mbrojnë gjeneratat e ardhshme nga abuzimi i pozitës dhe detyrës së vet. Unë vetëm dua të fle,një koma ose një ammezi do të ishte ideale vetëm për të hequr qafe këtë, këto mendime kjo situatë po më rri në mendjen time gjatë gjithë kohës. Ata e kanë përdhunuar edhe kokën time.!!”

Neki Emra

Ndihem i tmerruar me rastin e vajzës së mitur. Mendoj që drejtesia tani duhet ta tregoj veten për këtë rast. Si qytetar i këtij vendi do të doja ta shihja denimin maximal për këtë rast. Më së shumti ndjej dhimbje për familjarët e vajzës të jem i sinqertë. E dyta sistemi i shkollimit mendoj që ka degraduar në vendin tonë në nivelin minimal. Kam frikë që Kosova jonë po shëndrohet çdo dit e me shume në një vend që po na humb shpresa për të jetuar. Lutem të mos kemi më raste të tilla.

Miloti Etnon

“Unë shpreh keqardhje për këtë rast që ka ndodhur dhe shpresoj që të dënohen personat e pëfshire. Unë menoj që ky rast duhet të shërbej që të merren masat e caktuara prej krejt faktorëve të perfshirë. Nën 1. Lidhja në mes prinderve dhe femijëve, mendoj që duhet forcuar. 2. Shkolla duhet të mbikqyret dhe vetëdijesohet. 3.Institucione si Policia dhe Gjykatat duhet të jenë më të përgjegjeshme për detyrat që i kanë”.

Blero

“Ështe e dhimbshme qysh sistemi i deshtum zinxhiror po krijon viktima të një pas njëshme. Nuk kam qejf me gjeneralizu situata, mirëpo nëse një person respektohet dhe përmendet për ndërshmeri, ai person është mësuesi. Nëse në rast rreziku mendojmë për dikë që të na mbrojë, ai është polici. Unë vet jam babë i një vajze, edhe veç ideja që diçka e tillë ka munde me i ndodhë vajzës time, mu ma rrënqethë trupin. Veç ideja që një vajzë e mitur nuk ka gjetë mbrojtje as në shkollë e as në polici pastaj, mu ma rrenqethë trupin. Veç ideja që një vajzë nuk është vërejtë as nga rrethi i vetë për ndryshimet në sjellje, në të gjitha momentet e deri tek aborti i detyrueshëm, është e tmerrshme. Edhe ma e dhimbshme është fakti qe kjo vajze nuk eshte e para, e nese nuk merren masat e duhura, ka mundesi qe nuk do te jete as e fundit. Po shpresoj fuqishem qe drejtesia vjen ne vend. Jam i tmerrume!”

Këto ishin mendimet e disa prej artistëve shqiptarë në lidhje me rastin ndërsa personat e dyshuar në këtë rast, hetuesi policor dhe profesori janë arrestuar dhe pritet vendimi organeve kompetente./Lajmi.net/