“Etje për dituri, dashuri dhe paqe”, është tema me të cilën Etina Livareka, studente në fakultetin juridik “Justiniani i parë”, ka fituar çmimin e tretë në “Natën e oratorisë”, të organizuar nga Klubi i oratorëve “Ivo Puhan”, që funksionon në po të njëjtin fakultet. “Nuk duhet harruar se paqja është vityt i shoqërisë së civilizuar.

Dashuria ndaj shtetit nuk duhet të jetë luftë për fuqi, por nxitje për mirëkuptim të ndërsjellt. Kur fuqia për dashuri do ta mbisundojë dashurinë për fuqi, ky vend do të jetojë në paqe”, thotë mes tjerash në fjalimin e saj mbreslënës e plot fuqi shprehëse studentja Etina Livareka.

Ndryshe Etina Livareka, është zgjedhur e treta brenda një gare të madhe mes 20 studentëve, e vetmja shqiptare. Paraqitja e saj ka qenë në gjuhën maqedone. Në videon e mëposhtme mund ta dëgjoni fjalimin e saj:

Gepostet von Gresa Livareka am Donnerstag, 6. Dezember 2018