Një delegacion i Parlamentit Evropian, i kryesuar nga David McAlister, sot do të takohet me zëvendëskryeministrin kosovarë Enver Hoxhaj, ndërsa, më vonë, pa praninë e tij, do të flasin në një konferencë për media në Prishtinë.

Ky delegacion ka mbajtur një konferencë për media edhe në Beograd. Ndërsa, është takuar edhe me përfaqësues të listës serbe, ku delegacioni ka përcjellë të njëjtin qëndrim që Brukseli e ka bërë të qartë tashmë: Taksa, të hiqet dhe dialogu Prishtinë-Beograd për arritjen e një zgjidhjeje kompromisi duhet të vazhdoje në mënyrë që në Ballkan të vendoset përfundimisht paqja.

Në delegacionin e Parlamentit Europian, përveç McAlisterit ishin edhe dhe Elmar Brok nga Gjermania dhe Igor Soltes nga Sllovenia, i cili tre muaj me parë deklaronte se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe se i takon bllokut tani, të bëjë atë që ka premtuar.