Xhafer Ymeri
Këtë të parën do ta dëshiroja dhe do ta doja më së shumti sepse do të kishte më shumë gjëra në vepër për t’i lakmuar. E arsyetoj me gjithë trup, mendje dhe shpirtë që Evropa të zgjërohet dhe ti rritë kufijtë në drejtim të Ballkanit duke ndihmuar që dalëngadalë edhe ky vënd me këta prijës të çoroditur që përfaqësojnë popujt e pafajshëm por pak edhe të pavetëdijshëm, dalëngadalë të kuptojnë se ardhmëria më e lumtur dhe paqësore është e drejta e gjuhës së folur dhe shkruar me të drejtën e përfaqësimit të përfaqësisë kombëtare, kulturore dhe fetare. Kështu ndoshta do të binden edhe këta të Evropës që të huazojnë parat e tyre për të ndihmuar së pari një arsimim dhe shkollë të kohës dhe nevojës së përditshmërisë. Dhe këto breze të arsimuar në këtë frymë do të ndihmojnë që mu në këto troje të krijohen kushtet për jetë më të mirë se paraardhësit e tyre por të ndershme si të atyre. Nuk duhet harruar se kjo Evropë e cila tani për tani po prinë me zhvillim në të gjitha lëmitë e jetës por nuk do të thot se është „qyp me mjaltë“ dhe se sipas fjalve të mençura të popullit „çdo gjë që shkëlqen nuk është ari“! Prat të vetëdisohet dhe të zhvillohet Ballkani ku do të krijohen kushtet për një jetë më të mirë dhe paqësore e posaçërishtë për rininë e cila po jeton me ngjenja me të pashpresë dhe dëshpruese. Shtëpitë e diturive dhe të mirësjelljes duhet të nxjerrin breze me mëndje të kulluar dhe mënçuri qëllimmire por edhe symprehtës, gojëëmbël dhe durëartë, të zhdërvjedht me të cilat pasuri do ta ndryshojnë Vendlindjet, Atdheun e tyre dhe tërë Ballkanin. Ky zgjërim i kufive të Evropës do të jet më i kapshëm dhe më i adhuruar edhe për Evropën me evropjanët por edhe për Ballkanin me ballkanasit.

Por nëse Evropa zgjërohet duke i shumuar vetëm yjt në flamurin e BE-së apo vetëm duke shpërndarë pasaporta evropjane në Ballkan, atëherë nuk pritet dhe nuk do të ndodhë asgjë përveç boshadisjes së Ballkanit dhe tejpopullimi i Evropës dhe mu kështu do të ndodhë jo vetëm „Ballkan-zimi por edhe Afrikë-zimi dhe Azi-zimi i Evropës“!!!
Kjo dukuri do të përfundon fatëkeqësishtë me një shkretërim të Ballkanit ku vetëm Ballkanasit që do të vdesin në Evropë në pamundësinë që të ken atje Vorrezat e tyre do të duhet të kthehen vetëm ashtu si thot populli „me katër drunjë“! Jo ndoshta por mu kështu si po duket dhe veprohet se kjo pjesë e Ballkanit e ka humbë kuptimin dhe qëllimin e jetës dhe se as nuk di as të ëndërrojë dhe se nëpër gjithë këto takime dhe tubime të folë asgjë tjetër për veç Evropës dhe NATO-s!
Për të parën „PO“ por e dyta që do t’i boshadisë dhe shkretëron këto troje ku banuesit e fundit do të mbetën vetëm Vorraxhinjtë me bollat dhe gjarpërinjtë të cilët do t’i gëzohen çdo thirrje „Temxhiti“ nëse ndoshta do te mbetet edhe donjë prej tyre që thirrin!!!

Ashtu ashtu Hoxhallarët tanë duke i hikë përgjegjësisë kombëtare ndaj Vendlindjes dhe Atdheut të shenjtë, përkrahin ndërtojnë Xhamia milionëshe nëpër Evropë për të pregaditur ardhmërinë e tyre me arsyetim se „Toka është e ZOTIT“!!! Harrojnë porosinë e parë dhe më të rëndësishme për njeriun të cilën vet Profeti nga përvoja e vet e ka mësuar dhe e ka përcjellë nëpërmjet të Kuranin e shenjtë:“Ikra= mëso nga ajo që sheh, nga ajo që ndien me veshë dhe ndjenë me trup gjatë prekjes, nga ajo që shijon, që nuhatë (erërat e bukura dhe të ndyta) dhe që ndien me shpirtë (gëzimin dhe pikllimin). Shfrytëzoi dhe zbatoi aftësitë e çdo pjese të trupit tënd të cilat t’i ka dhuruar Zoti, përdori, zbardhi dhe jetësoi në jetën tënde të përditshme qëllimmirë dhe me nderë. Kështu së pari do ta ndërtosh vendlindjen dhe Atdheun tënd me këte dhe do të fitosh Xhehnetin edhe për këtë jetë të përkohshme por edhe për jetën e përjetshme“! „Pa vatan s’ka iman=pa Atdhe s’ka fe (besim)“