Facebook ka shtuar disa veçori të reja tek aplikacionet e saj për pajisjet mobile që mundësojnë përdorimin e rrjetit social edhe kur interneti është i dobët. Kompania ka shtuar një tjetër veçori tek aplikacioni i saj për pajisjet Android, që ju lejon të komentoni tek postimet edhe kur nuk keni internet. Komenti juaj do të ruhet deri në momentin që të lidheni me internet, dhe do të postohet automatikisht.

Kur keni internet të dobët, do të shfaqen postime që ju nuk i keni parë akoma. Kompania po teston gjithashtu disa veçori të reja për të mbajtur Furnizuesin e Lajmeve të përditësuar, duke shfaqur lajmet e reja të ditës kur nuk keni internet. Këto veçori të reja do të lëshohen në ditët në vazhdim.