‘Globe Soccer Awards’ me ngjyra shqipe. Për herë të parë në histori një shqiptar ishte përfshirë në mesin e Top 5 më të mirëve. Fali Ramadani ishte në konkurencë për çmimin ‘Agjenti më i mirë i vitit 2015’, bashkë me portugezin Horge Mendesh, turkun Ahmet Bulut, italianin Xhovani Brankini dhe belgun Partik de Koster. Çmimi në fund shkoi për portugezin Horge Mendesh, mirëpo kjo nuk uli aspak arritjen e madhe të Ramadanit, që është shpërblim për punën e jashtëzakonshme që bën në tregun e transferimeve.

Globe Soccer Awards

Kujtojmë se Fali Ramadani gjatë vitit 2015 realizoi disa tansferime të bujshme. Stefan Jovetiç që paraprakisht prej te Fiorentina nga ana e Ramadanit kaloi te Mançester Siti, kësaj rradhe kthehet në Itali te skuadra e Interit. Adem Lajiq prej te Roma kaloi poashtu në Inter, ndërsa përveç klientëve të tij, Ramadani ndërmjetësoi edhe disa lëvizje të rëndësishme në botën e futbollit evropian. Kjo bëri që ai të futet në Top 5 më të mirët, ndërsa KF Shkëndija kishte ekskluzivitetin që të ndjekë nga afër mbrëmjen gala në Dubai, duke realizuar me këtë rast për herë të parë dhe ekskluzivisht intervistë me Fali Ramadanin.

Pas përfundimit të mbrëmjes ‘Globe Soccer Awards 2015’ Fali Ramadani nuk ka fshehur kënaqësinë që puna e tij vlerësohet në nivele botërore.

“Jam i kënaqur sepse të gjithë në top 5 jemi shokë, bashkëpunojmë bashkë dhe shifemi gjatë tërë vitit gjatë punës. Jam i kënaqur që edhe ju keni ardhur që të informoni edhe në trojet tona se mundet dikush nga Tetova apo rrethina jonë të jetë i suksesshëm, pa marrë parasysh se rëndë është të arrish në këtë pozitë”, është shprehur në fillim Fali Ramadani.

Ai ka shtuar se suksesi është më vështirë të mbahet, se sa të arrihet. “Maja është rëndë të arrihet, por edhe më rëndë është ta mbash atë. Mendoj se në të ardhmen do të mundohemi që të qëndrojmë këtu në këtë maje dhe t’ju ndihmojmë edhe njerëzve tjerë që duan të meren me këtë punë që të arrijnë këtë sukses”.

10

Ndoshta për Fali Ramadanin puna e tij është shumë e zakonshme, pasi çdo ditë është mësuar të merret me gjëra të tilla, por opinioni përfundimisht mbetet kurioz nëse është e vështirë që të merresh direkt me menaxhimin e yjeve të njohur të futbollit evropian. “Nuk është rëndë të punosh me njerëzit apo futbollistët profesional që e shofin futbollin si profesion, pasi e dijnë edhe ata cili është profesioni i tyre, e dijme edhe ne profesionin tonë. Për mua tani nuk është vështirë ta bëj këtë profesion, ka qenë rëndë kur kam filluar. Nuk kam patur mundësi të mësohem nga njerëz që kanë qenë të mësuar. Më është dashur më shumë kohë se sa që u duhet tani djemve të ri, sidomos me zhvillimin e internetit, zhvillimin e marëdhënieve dhe teknologjisë që më shpejtë mund të arrish në kontakte. Unë e kam patur më rëndë, mirëpo tani jam i kënaqur dhe mendoj që këtë ‘zanat’ apo këtë punë t’ua japim edhe gjeneratave tjera, inshAllah do të ketë edhe shqiptarë”. Suksesi i Ramadanit nuk ka lënë indiferent gjithë shqiptarët, ndërsa Ramadani uron që të jetë vërtet ashtu. “Këto shqiptarët që i kam rreth meje po shikoj se janë të lumtur, ndërsa uroj inshallah edhe tjerët të jenë të kënaqur.

Për fund Ramadani është ndalur të flasë për Shkëndijën e Tetovës, ekipin e qytetit të tij të lindjes për të cilën ka bërë tifo që si fëmijë, ndërsa vazhdon të bëjë edhe tani kur por prek majat e futbollit botëror.

“Përshëndes gjithë ‘Ballistët’, gjithë tifozët e Shkëndijës, sepse vetë kam qenë ai që si fëmijë kam qenë tifoz i Shkëndijës. Do të gëzohem dhe gëzohem për sukseset që janë duke i arritur. Inshallah fitojnë titullin e kampionit këtë vit, do të vij të festoj me ju”, përfundoi intervistën ekskluzive menaxheri Fali Ramadani.

13

Kushëriu i Falit, Ibrahim Ramadani është Menaxher për Sport në KF Shkëndija dhe lidhjet e forta që kanë në futbollin evropian kanë bërë që klubi ‘kuqezi’ tani më të njihet në suaza shumë të gjëra. Ahmet Bulut, menaxher i suksesshëm turk, i përfshirë gjithashtu me mesin e Top 5 më të mirëve të ‘Globe Soccer Awards 2015’ është ndalur të flasë për Shkëndijën dhe punën që bëhet në ekipin tonë.

14

“Ibro është shumë i mirë, person shumë serioz dhe në futboll nuk është lehtë të gjenden njerëz seriozë. Ai është duke bërë shumë mirë për klubin dhe unë jam i lumtur që e njof atë”, ka thënë Bulut, duke bërë me dije se është i njoftuar për Shkëndijën. “Po sigurisht. Unë dij për klubin, historinë e tyre. Është mirë, shumë mirë”, tha Bulut që në fund foli edhe për ndarjen e çmimeve në evenimentin e zhvilluar në Dubai. “Po sigurisht ata merituan atë. Barcelona fitoi gjithçka. Mesi shënoi shumë gola, fitoi gjithçka, kjo mendoj se ishte korekte. Gjithçka ishte organizuar për mrekulli, ishte shumë mirë të jemi këtu”, përfundoi Bulut.

12

Për herë të parë një eveniment kaq i rëndësishëm në botën e futbollit kishte përfaqësues të KF Shkëndija dhe Menaxheri për Sport i klubit, Ibrahim Ramadani nuk ka fshehur kënaqësinë që ishin pjesë e këtij organizimi. “Kënaqësia ime është që marrim pjesë ne si klub Shkëndija këtu në këtë eveniment. Për mua kjo që Fali u zgjodh ne top 5 menaxherët më të mirë në botë është diçka e jashtëzakonshme. Edhe në këtë moment kur bisedojmë jam i emocionuar, por ai e ka merituar këtë. Edhe KF Shkëndija kjo do t’i sjell dobi të mëdha”, tha Ramadani, duke shtuar se prania në ‘Globe Soccer Awards’ u shfrytëzua edhe për marketing të KF Shkëndija. “Ju që keni qenë prezent keni parë se Shkëndija ka qenë këtu dhe kryetarit të Barcelonës i dhuruam fanellën e Shkëndijës. Gjithashtu edhe menaxherit të shpallur më i miri në botë i dhamë fanellën e Shkëndijës dhe kjo për ne paraqet kënaqësi të madhe”.

2

Lidhjet e ndryshme të familjes Ramadani me klube dhe menaxherë të njohur do të vihen në funksion të klubit për ngritjen e nivelit në suaza sa më të larta dhe profesionale. “Me siguri, ne kemi biseduar me menaxherët këtu edhe për KF Shkëndija, për t’i ndihmuar me përvoja klubit dhe këtë që kemi parë dhe kemi mësuar këtu me siguri se do ta bartim te KF Shkëndija për të arritur edhe ne rezultate. Ndoshta jo si Barcelona dhe ekipet tjera që ishin këtu, por të arrijmë rezultate më të mira në Maqedoni dhe në Evropë”, tha Ibrahim Ramadani, që vlerësoi se ekipi është në rrugë të duhur. “Shkëndija është duke shkuar në rrugë të mirë dhe përvojën time 10-të vjeçare në agjencionin e Fali Ramadanit, mendoj se do ta barti te Shkëndija. Mendoj dhe besoj se do të arrijmë sukses për t’i kënaqur tifozët tanë ‘Ballistët’ me sukseset që do të arrijë Shkëndija. Lidhjet që kemi në Evropë me menaxherë të ndryshëm, tani lojtarët e Shkëndijës e kanë shumë të lehtë që të shiten në klube evropiane”, tha Ramadani.

Krejt në fund Menaxheri për Sport i klubit foli edhe për merkaton e janarit. “Kemi në plan disa futbollistë për t’i angazhuar në Shkëndijë, por t’ia lëmë kohës që kur t’i zyrtarizojmë ata do t’i publikojmë për cilat emra bëhet fjalë. Edhe pse tani kemi lojtarë të mirë në Shkëndijë, mendojmë se me dy tre përforcime të mira Shkëndija do të bëhet edhe më e fortë dhe besoj se do të dalim kampion të Maqedonisë dhe të marrim edhe Kupën”, përfundoi Ibrahim Ramadani.

Loading...