Në një postim në fejsbuk, nipi i dëshmorit të kombit Ramiz Demiri, Behar Demiri, ka reaguar ashpër ndaj akuzave drejtuar ministrit Arbër Ademi.

Ai ka vlerësuar lartë ministrin e Arsimit dhe Shkencës, si një nga funksionarët e paktë që në çdo vend e në çdo kohë është në gjendje të dëgjojë hallet e qytetarëve dhe të ofrojë ndihmë me gjithë kapacitetin intelektual dhe institucional.

Ja postimi i plotë:

“Lidhur me reagimin e “Intelektualit” nga komuna jonë ndaj Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Ia kujtojmë personit që veten e llogarit si më “Intelektuali” në vend e neve mbështetësve të një personi si Doktor Arbër Ademi na quan analfbet, se prej ardhjes në krye të arsimit të ministrit aktual, prej Çerkezit e deri në Likovë kemi shkëndijat e para se gjërat po lëvizin në drejtim të duhur.

Ia kujtojmë “Intelektualit” dhe të gjithëve si ai, se pikërisht në komunën e Likovës është në ndërtim e sipër salla e re sportive e se në cilin fshat, është mirë të tregon vetë “Intelektuali” mbarë qytetarëve.

Ndryshe, Arbër Ademi, është ndoshta i vetmi funksionar i LARTË që nuk turpërohet dhe nuk e llogarit si nënçmim ti dëgjojë hallet e qytetarëve “analfabet” sipas “Intelektualit” , nëpër çajtore, oda, si dhe në zyret e ministrisë.” – ka shkruar Behar Demiri./TetovaSot