Familja e Nazif Veselit nga fshati Maranë (komuna Studeniçan-Shkup) ka nevojë për JU! (EVN i ka shkyçur nga energjia elektrike për një kohë të gjatë për arsye mos pagese). Njerëz humanë, ju lutemi ata që kanë mundësi ta ndihmojnë këtë familje e cila ka nevojë për gjithçka qe mund ti ofroni ne këto dite të ftohta dimri.
Sektori për raste sociale pranë O.H. “Kalliri i Mirësisë” në këto ditë të ftohta dimri po i vazhdon vizitat nëpër familjet në nevojë. Kësaj radhe e vizituam familjen tetë anëtarëshe të Nazif Veselit nga fshati Moranë e Komunës së Studeniçanit, të cilët jetonin në kushte të rënda dhe njëherësh ishin të shkyçur nga energjia elektrike për pamundësinë e pagesës së faturave. Familjes në fjalë iu dërgua pako ushqimore, miell dhe batanije.
Zyra për informim pranë O.H. “Kalliri i Mirësisë”.

Loading...