Historia po shkruhet sot në Novi Sad. Në kampionatin europian të mundjes U23, në kategorine deri me 65 kg, Fati Vejseli vazhdoi me paraqitje fenomenale dhe me dy fitore të njëpasnjëshme ia doli të plasohet në gjysmëfinalen e kategorisë së tij.

 

Vejseli në 1/8 ia doli të mposhtë britanikun George Ramm, ndërsa në 1/4 ishte më i suksesshëm se Mueller nga Gjermania.

 

Tani, për plasman historik në finalen e Europianit U23, mundësi ynë në seancën e pasdites do të ndeshet me Bolkvadze nga Gjeorgjia, në duelet gjysmëfinale që do të nisin nga ora 17.15 minuta.

 

Ndërkohë, perfaqësuesi tjetër i KM Liria në këtë europian, Halid Osmani, u eliminua në kategorinë deri me 57 kg, duke humbur nga moldavezi Lapp./km Liria/