PitPower BBF Company nga Ferizaji dhe Caffe Relax nga Struga kanë dhuruar spektakël në finalen e edicionit të dytë të Superkupës “Lajm 2016” në futsall, duke shënuar plot 5 gola.

Ekipi ferizajas i përbërë edhe me lojtarë nga Maqedonia e ka fituar Superkupën “Lajm 2016” në një mbrëmje spektakulare kundër struganëve, të cilët i mposhtën me rezultat 4-1, në një ndeshje ku ishin të mbledhur numër i madh i shikuesve të futbollit të vogël.
Ferid Agushi dhe Petrovic ishin heronjtë e mbrëmjes, pa mohuar edhe kontributin e lojtarëve të tjerë, dhe me meritë dolën fitues të Superkupës “Lajm 2016”.

888

Ferid Agushi duke pranuar Superkupën “Lajm 2016”
Ndeshjet janë zhvilluar në qendrën sportive FIBB Sport në Çellopek të Tetovës, që ishte edhe organizator teknik i edicionit të dytë të Superkupës “Lajm 2016”.

Në turne morën pjesë ekipet fituese të turneve dimërore në sallë që janë zhvilluar gjatë 2015-ës në disa qytete shqiptare të Maqedonisë: Juventus Serova (kampion i turneut në Kumanovë), F.C. PitPoëer BBF Company – Ferizaj (kampion i turneut në Sllupcan-Likovë), Caffe Relaax nga Struga (kampion i turneut në Kërcovë), Sidney (kampion i turneut në Gostivar) dhe KF Besa FIBB Sport nga Çellopeku i Tetovës si organizator teknik i turneut.

222

Caffe Relax-Strugë

Në fillim u zhvillua ndeshja eliminatore mes FIBB Sport dhe Sidney, të cilën e fituan këta të fundit pas ekzekutimit më të mirë të penalltive, pasi në kohën e rregullt takimi përfundoi 2-2.
Në ndeshjet gjysmëfinale, F.C. PitPower BBF Company e eliminoi mbrojtësin e këtij trofeu Juventus Serovën nga Shkupi me rezultat 4-2, ndërsa Caffe Relax nga Struga eliminoi Sidney me penallti, ngase në kohën e rregullt nuk pati fitues.
Në përfundim të ndeshjeve janë ndarë mirënjohje nga Q.S. FIBB Sport dhe kupat për fituesin dhe ekipet pjesëmarrëse. Kësisoj zëvendëstrajneri i reprezentacionit të Maqedonisë, Argjent Beqiri dhe redakori i sportit i gazetës “Lajm”, Reshat Ibrahimi dorëzuan Superkupën për ekipin fitues të F.C. PitPower BBF Company.

3

Juventus Serova-Shkup
Ndërsa, gazeta “Lajm” si organizatore kryesore ndau kupa edhe për katër ekipet pjesëmarrëse në këtë turne: Caffe Relax nga Struga, Sidney nga Gostivari, Juventus Serova nga Shkupi dhe KF Besa FIBB Sport nga Çellopeku, të cilat i dorëzuan: Mensur Jakupi, Xhevdet Dalipi, Izair Fazliji dhe Isa Emurli.
Gazeta “Lajm” i ndau mirënjohje edhe Q.S. FIBB Sport për organizimin e përkryer të turneut në krye me referin e njohur dhe profesorin e sportit, Nasuf Latifi. Edhe referët Isa Emurli, Muzafer Ismaili dhe Jetmir Zenuni ishin në nivelin e detyrës.
Edicioni i tretë i Superkupës së Lajm-it do të organizohet në qytetin e Kërçovës.

4

Sidney-Gostivar

5

FC Besa FIBB Sport-Tetovë

777

Arbitrat:Jetmir Zenuni, Isa Emurli dhe Muzafer Ismaili

666

Izair Fazliji, Nasuf Latifi, Argjent Beqiri, Reshat Ibrahimi dhe Shaban Sinani