Pas një pushimi të merituar, skuadra e futbollit Shkupi ka shënuar startin e përgatitjeve për vazhdimin e kampionatit në ligën e parë.
Të martën paradite futbollistët kanë pasur grumbullimin e parë në stadiumin e Cairit dhe më pas ekspedita e klubit shqiptar menjehere ka marrë rrugën për në Dojran, ku për një javë do të zhvillojë fazën e parë përgatitore.
Kapiteni i skuadrës, Muharem Bajrami tregon se cka e pret ekipin në Dojran.
Ndërkohë, drejtori sportive Omer Bunjaku ka folur planin përgatitor dhe përforcimet eventuale në skuadër.
Kujtojmë se, Shkupi në kampionatin pranveror do të jetë pa Ilijoskin, Stojkoskin, Ljamcevskin dhe Tipuric, të cilët janë larguar nga klubi cairas.
Sezoni i dytë në Ligën e parë të Maqedonisë në futboll do të fillojë me 17 shkurt, ndërsa Shkupi ndeshjen e parë do ta zhvillojë kundër Sileksit në Kratovë.

FC Shkupi i filloi përgatitjet në Dojran, i përfundon në Antalia (VIDEO)

FC Shkupi i filloi përgatitjet në Dojran, i përfundon në Antalia (VIDEO) F.C.Shkupi Muharem Bajrami Omer Bunjaku

Gepostet von Lajm TV am Dienstag, 8. Januar 2019

 

Loading...