Foshnja e parë për ketë vit në Kanotnin e Gjenevës është shqiptar nga Kosova. Ai ka lindur në në orën 0:03 në Materinitetin e Spitalit në Universitetn e Gjenevës (HUG), njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Babi i voglushit: Mund të quhet Aulon, por ende nuk është e sigurt
Mësohet se prindërit e lumtur shqiptarë kanë kohe deri më 4 janar të zgjedhin emrin e djalit të tyre të vogël. “Mund të quhet Aulon, por ende nuk është e sigurt…” ka thëne prinderit e bebës per gazeten zvicerane “Tribune de Genève”. Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” përkujton se kantoni i Gjenevës ka rreth gjysëm milioni banorë, ku vetme në Gjenevë numri i shqiptarëve sillet mbi 20 mijë sish.
Prindërit e djalit të vogël, shqiptarë të Kosovës Ejup Limani, 37 vjeç dhe ema e cila ka arritur nje Gjenevë para nje viti.
“Unë jam duke menduar për Aulon, por unë nuk jam i sigurt. Nëna gjithashtu është e lumtur me këtë emër, por nga atje për ta shkruar në letër … ” Kështu që deri më 4 janar do të vendosë. Ky është fëmija i tretë i këtij çifti, pas Samiut i lindur në vitin 2012 dhe Alinës e lindur në vitin 2016. Babai, qëndroi deri në orën 4 të mëngjesit me gruan e tij për ta pritur voglushin e tij në jetë.