Një video e publikuar ka prekur zemrat e shumë njerëz në botë. Ka të bëjë me një fëmijë i cili ka lindur nga varësia për drogën.

Një nënë shtatzënë kishte marrë drogë gjatë shtatzënisë së saj. Kur ajo ka lindur djalin e saj, ai kishte varësia nga droga. Këmbët e djaloshit gjatë gjithë kohës kishin një dridhje të pakontrolluar.

Nëna e tij kishte marrë drogën “opaites” që është si heroinë, shkruan Metro, transmeton Express.

Për këtë  pediatrja Lauren Janssion ka thënë: “Është një krizë, ai ka një epidemi. Kriza opioid është duke u zgjeruar shumë”.

“Ne jemi duke parë gjithnjë e më shumë foshnje të lindura kështu”.

Në SHBA gjatë 10 viteve të fundit më shumë se 130.000 foshnje kanë lindur nga varësia e drogës.