Skuadra e Partizanit nga Tirana ka arritur që të marrë një tjetër barazim në miqësoren e dytë në Turqi, kësaj here kundër ekipit turk, Antaliaspor, duke luajtur 1-1.
Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 1-0 për turqit e Antaliaspor. Me startin e pjesës së dytë, ekipi i “Demave” është hedhur menjëherë në sulm, duke u treguar mjaft agresiv.

Ata kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 46-të me anë të Bardhit.

Në këtë ndeshje trajneri Gega ka bërë disa lëvizje në formacion. duke aktivizuar nga minuta e parë talentin shkupjan Besnik Ferati. Ky i fundit ka luajtur për 50 minuta dhe ka qenë mjaftë aktiv në fushën e lojës.
Trajneri Gega pas ndeshjes ka pohuar se është ndarë i kënaqur me paraqitjen e të tijve, pasi përballë kanë pasur një kundërshtarë cilësorë.

Në ndeshjen e radhës Partizani do të përballet me gjigandin kroat Dinamo Zagreb.

Loading...