Profesori Ljubomir Frçkovski, në një intervistë për Al Jazeera, ka folur rreth situatës politike në Maqedoni dhe ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Frçkovski hedh fajin te BDI se kjo parti nuk hapur asnjëherë çështje themelore për shqiptarët, siç është gjuha, shkruan Infomagazin.

“BDI nuk hapur çështjen themelore për shqiptarët tek gjuha, ndërsa ajo është zgjerimi horizontal i përdorimit të gjuhës shqipe, në zbatimin ndaj administratës shtetërore. Ata, sipas Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre gjithkund në vend dhe jo vetëm në Tetovë dhe Gostivar ku janë shumicë. Asnjë nga BDI nuk e ka ngritur këtë të drejtë”, ka deklaruar Frçkovski duke shtuar se kjo e drejtë është e lejuar dhe askush nuk e ka kërkuar, askush nuk e ka trajtuar si problem.

“BDI ka shikuar bizneset e veta rreth tenderëve, ndërsa gjithë këtë e ka harruar. Kur vijnë zgjedhjet, brohorasin: UÇK, UÇK!, kaq është projekti i tyre. Kaq është tregimi me ta”, ka theksuar Frçkovski. Për më shumë ndiqni videon e plotë në vijim.