Dervish Alimi

Festa e Alfabetit në Maqedonia kaloi, por vetëm në atmosferë festive partiake. Të gjithe ata që e përkujtuan këtë ditë te madhe, e përkujtuan brenda oborrit të tyre partiak, por nuk e kuptuan edhe këtë herë, mesazhin e kësaj feste gjithëkombëtare…

Mitingjet partiake vetëm e zbehën jehonën e kësaj feste, por askush nuk u kujtua ta thotë, se alfabeti shqiptar u shpik para 110 viteve në një qytet, atëherë shqiptar, kurse sot me vetëm 4% sosh. Si nuk u vajti mendja, së paku burrështetasve shqiptarë, ta vërenin këtë fakt rrënqethës, të shpërnguljes dhe migrimit të pasardhësve të banorëve të atëhershëm-themelues të shkrimit shqip?!

A ishte me të vërtetë kjo, një ditë për të festuar, kur njeri e sheh se ku dhe si ka përfunduar popullata shqiptare që ka jetuar atje, që i hapi dyert dhe krahët për të gjitha trevat shqiptare që të vinin dhe ta vulosnin aty gurthemelin e kombësisë dhe shtetësisë shqiptare, njëkohësisht pa e pyetur aspak veten, vallë kështu ua shpeblyem Ne atyre këtë mirësi që ata e bënë për kombin, duke i braktisur dhe lënë në mëshirën e fatit?!

A nuk është vallë ky qytet një mësim dhe mesazh për politikën shqiptare anembanë, se si janë tkurrur dhe po tkurren akoma trojet shqiptare, nga indolenca dhe indiferenca jonë shekullore, dhe nga vobegësia dhe vogëlsia jone patriotike, ndërsa Ne nuk jemi të gatshëm sot, të ngrejmë as gishtat e dorës, për një ndryshim simbolik kushtetues, atëherë kur fati na trokit në derë dhe na e jep rastin, dhe kur ne jemi të gatshëm ende të bisedojmë paqësisht për shkëmbim trojesh që tashmë i kemi në posedim, se për ato që i kemi humbur, as që na bëhet vonë…?!

Për çfarë patriotizmi vallë festuam dje, kur duhej të na dilnin lotët nga dëshpërimi, per humbjet e të parëve tanë? Për çfare patriotizmi do të festojmë vallë nesër, kur të na mallkojnë gjeneratat për këtë paturpësi, qe ë bëjmë sot?

Loading...