Fatime Fetai kërkon paraburgim për Bedredin Ibrahimin, dyshon se mund të arratiset. Fatime Fetai u ankua nga sjellja e Bedredin Ibrahimit gjatë gjykimit më shumë se 1 vjeçar, që nuk e pranon gjykatën, prokurorinë Speciale, nuk e pranon sistemin.
Fetai, raporton SHENJA, kujtoi se si Ibrahimi përqeshte procesin vazhdimisht, përqeshte veprën penale dhe punën e gjykatës dhe prokurorisë dhe kjo e siguron se ai mund të arratiset pa iu trembur syri. Fetai kërkoi paraburgim edhe për Sasho Mijallkovin i cili tashmë gjendet në paraburgim shtepiak. /SHENJA/