Federata e futbollit e Maqedonisë ka paguar premion rekorde deri tani në vlerë prej 500 000 euro për vendin e parë të përfaqësueses së vendit në grupin garues në UEFA Liga e Kombeve.

“Federata e futbollit e Maqedonisë ka paguar premion për hyrje në fazën përfundimtare të Ligës së Kombeve dhe me këtë kemi vendosur standard se si do të punojmë në të ardhmen. Kualifikimi në kampionatin Europian të vitit 2020 do të paraqiste realizim të ëndrrës për këtë gjeneratë të ekipit përfaqësues dhe ne kapitenit Goran Pandev dhe gjithë lojtarëve u dëshirojmë të kenë shumë fat dhe sukses në sfidat e ardhshme me reprezentacionin. Me kualifikimin në fazën përfundimtare të Ligës së Kombeve përfaqësuesja arriti aty ku e ka vendin dhe sinqerisht duam avansim të ri. Falënderim deri te gjithë ata që dhanë mbështetje. Na vjen mirë që kemi kthyer buzëqeshjen në fytyrat e spektatorëve dhe besoj seria e rezultateve pozitive të zgjasë edhe në të ardhmen”, shprehet u.d. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.