Një muaj para startit të eliminatorëve për plasman në KE 2020, drejtuesit e FFM-së, më krye me u.d., kryetarin Muhamed Sejdini, e kanë realizuar premion më të madhe në historinë e sportit të Maqedonisë prej 500.000 euro.
Të hollat e premtuara tashmë janë në llogari të reprezentuesve të Maqedonisë, seleksionuesit dhe stafit teknik, për shkak të vendit të parë të fituar në Ligën “D” të Kombeve. Premit janë nga 20.000, 15.000, 10.000 dhe 5.000 euro.
Në grupin e parë bien lojtarët që kanë më së shumti merita dhe që kanë luajtur më shumë ndeshje, përfshirë edhe seleksionuesin Igor Angelovski, të cilët do të fitojnë nga 20. 000 euro.
Grupi i dytë i reprezentuesve fituan nga 15.000 euro, grupi i tretë nga 10.000 dhe grupi i katër me nga 5.000 euro. /lajm