FIFA në ceremoninë e nesërme në Zurich të Zvicrës do të ndaj Topin e artë dhe mirënjohje të tjera për individ më të dalluar dhe ekipet për vitin e kaluar. Ceremonia do të filloj në orën 18:30, ndërsa për futbollist të vitit janë nominuar fituesi i trefishtë i Topit të artë, Cristiano Ronaldo, fituesi i katërfishtë i këtij cmimi, Lionel Messi dhe bashkëlojtari i tij nga Barcelona, Neymar, i cili konkurron për herë të parë në karrierë.

Nesër do të ndahen edhe mirënjohje të tjera, si ekipi më i mirë, goli më i mirë, futbollistja më e mirë, trajnerët më të mirë e të tjerë./lajm