Filloreta Raçi është dashur të jetë para fansave në kryeqytetin britanik të Londrës, me rastin Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Por, këngëtarja nuk do të jetë para adhuruesve të saj pasi që zbuluar se i është refuzuar viza prej Britanisë së Madhe.

“Shqiptarët e mi të dashur në Londër. Me keqardhje dua t’ju lajmëroj që me 8 mars nuk do jem në Londër. Fatkeqësisht viza ime është refuzuar dhe unë nuk mund të vij këtë herë. Më vjen keq femra të bukura”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Gjithsesi atje do jenë Sinan Hoxha bashkë me Artjola Toskën, ka treguar më tutje këngëtarja që njihet më mirë si Fifi.

Ditë më parë gjatë një bashkëbisede me fansat kishte pohuar se e përkrah idenë e bashkëpunimit mes saj, Taynës, Melindës si dhe Rina Balajt.

Ndryshe, Fifi është duke punuar në këngë të reja pas sjelljes së hitit me McKreshën, “Psikopatja”, i cili deri më tani është shikuar mbi 18 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/