Sa i takon raportimeve të personave që ndërrojnë jetë nga gripi dhe opinioni njoftohet me vonesë, ministri Venko Filipçe tha se shkak për këtë është se njoftimi për epidemitë bëhet vetëm njëherë me javë. Por për këtë gjë ministri tha se kanë mbajtur takim dhe janë dakorduar që raportimet të bëhen më shpesh dhe jo vetëm një herë në javë, në mëyrë që opinion të jetë i informuar me kohë. Ndryshe, Instituti i Shëndetit Publik njofton se gjatë javës së kaluar janë regjistruar tetë raste të vdekjes nga shkaku i gripit. Bëhet fjalë për pesë persona nga Shkupi dhe një nga Dellçeva, një nga Ohri dhe një nga Kavadari, kurse mosha e të vdekurve lëviz prej 12 deri 70 vjeç. Sipas tij edhe dy persona janë në gjendje të rëndë nga gripi.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Njoftimi bëhet nga ana Klinika e Sëmundjeve Infektive, pramë Institutit të Shëndetit Publik dheato janë raporte që jepen një herë në javë. Na është thënë ky problem gjatë ditës së djeshme, kemi pasur mbledhje dhe do të bëjmë korrigjim, sepse duhet pasur parasysh për epidemic dhe se ka një dinamikë të madhe të pacientëve që pranohen, njoftimi për ta do të bëhet për disa ditë”.