Një foshnje gjashtëmuajshe ka ndërruar jetë sot në mëngjes, për shkak të epidemisë së fruthit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se foshnja ka pasur komplikime në mushkëri.

Ai ka shpjeguar se foshnja ka qenë e pavaksinuar, ndërsa së pari është mjekuar në spitalin në Kozle. “Pas transferimit në Klinikën Infektive mjekët fatkeqësisht nuk kanë arritur të menaxhojnë me komplikimet.

Shpresoj që trendi i vaksinimit të vazhdojë, me qëllim që të rritet imuniteti dhe të mos kemi pasoj”, deklaroi ministri Filipçe.