Dy racione të këpurdhave në javë mund të reduktojnë rrezikun e dobësimit të funksioneve të trurit të cilat kanë tendencë të dobësohen me moshë.

Hulumtimet tregojnë që njerëzit të cilët përdorin 300 gram të këpurdhave gjatë ditës, kanë një rrezik më të ulët të dobësimit të funksionit të trurit dhe dëmtimeve të funksioneve kognitive.

MCI- është një gjendje e cila manifestohet nga harresa dhe humbja e aftësisë për vëmendje ndaj gjërave. Këpurdhat përmbajnë një lloj aminoacidi që nuk mund të prodhohet nga organizmi dhe tek njerëzit me MCI është parë në sasi shumë të ulët.

Hulumtuesit në Universitetin e Singaporit kanë intervistuar më shumë se 600 persona duke marrë informacion mbi mënyrën e ushqyerjes së tyre. Pjesëmarrësit në këtë hulumtim, iu nënshtruan testeve psikologjike për të parë se sa ishte dëmtuar truri i tyre në raport me moshën.

Në këtë studim u pa së ata të cilët përdorin më shumë se dy racione me këpurdha gjatë një jave ishin 50% më pak të rrezikuar nga demenca dhe dobësimet tjera të funksioneve të trurit – shkruan Dailymail.

Edhe substancat tjera të cilat janë vërejtur në përbërjen e këpurdhave kanë shfaqur një lidhshmëri në stimulimin e funksionimit të sistemit nervor.