Ejup Berisha

Vetëm në Ballkan Shtete të tipit totalitar dhe diktarorial e mbajnë epitetin e Shteteve Liberale dhe Demokratike. Bravo këso tipe të shteteve nuk ka më as në shoqëritë dhe shtetet fisnoro-klanore të Afrikës më të pazhvilluar dhe më të prapambetur mirëpo në shtetet e Ballkanit ato vazhdojnë të funkcionojnë përmrekulli si dhe janë duke u zhvilluar akoma edhe më shumë.

Episodi i parë i Filmit të horror demokracisë Ballkanike

I kanë kufizuar të gjitha llojet e të drejtave dhe të lirive të njeriut dhe thonë ej dëgjoni ne jemi shtet dhe politikan me orientim dhe koncept më të zhvilluar dhe më të përparuar Liberal-Demokratik. Por këta e harrojnë një gjë dhe atë shumë të rëndësishme e ajo është se në shtetet liberale dhe demokratike në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast nuk kufizohen dhe nuk guxojnë që të kufizohen liritë dhe të drejtat e njeriut, por ato lejohen respektohen dhe përparohen në masën më të madhe të mundëshme.

Episodi i dytë

1.Vjedhin
2.Shajnë
3.Shantazhojnë
4.Keqperdorin
5.Keqtrajtojnë si dhe
6.Vrasin njerëz dhe sërish thonë ne jemi shumë human dhe tolerantë

Episodi i tretë

E shantazhojnë dhe e kërcënojnë votuesin dhe thonë se ne e respektojmë vullnetin dhe të drejtën e zgjedhjes. Më tej e vjedhin votën e qytetarëve pastaj atë e keqpërdorin e shesin dhe e përvetësojnë për arritjen e qëllimeve personale dhe grupore të tyre dhe thone se jemi demokratët më të mëdhej në botë dhe se si këta demokrat nuk mund të gjinden njerëz askund nëpër botë.

Episodi i katërt

Merrenvesh për qështje shumë të rëndësishme dhe madhore politike për shoqërinë dhe qytetarët në katër sy dhe kthehen e thonë se e respektojnë vullnetin, dëshirat si dhe i realizojnë nevojat e qytetarëve të vendit.

Episodi i pestë

E kanë shkatërruar ekonominë dhe skajshmërisht i kanë varfëruar qytetarët dhe nuk ngurrojnë të thonë se janë duke bërë shumë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve

Episodi i fundit

Maqedonia ndoshta një ditë do të mumd të bëhet edhe Perandori por shtet jo asnjëher këtë e theme me garancinë më të madhe, derisa këtë të ashtuquajtur shtet e udhëheqin elita politike të cilat e vjedhin e shkatrrojnë shtetin si dhe i keqtrajtojnë dhe i torturojnë pamëshirshëm qytetarët e këtij shteti
Bravo ne në Ballkan jau kemi tejkaluar edhe shteteve më totalitare dhe më diktatoriale në botë dhe askuj nuk i bie ndërmend që tu thotë mjaft më budallallëqeve ,çmendurive dhe absurdeve.