Stadiumi “Benito Villamarin” në Sevilla është përzgjedhur për të zhvilluar finalen e Kupës së Mbretit për edicionin 2018-2019. Njoftimi u bë nga Federata Spanjolle e Futbollit, në faqen e saj zyrtare. Impianti i kryeqendrës së Andaluzisë, ku i zhvillon sfidat pritëse Real Betisi ka një kapacitet prej 60.720 spektatorësh. Finalja e Kupës së Mbretit për këtë edicion do të zhvillohet më 25 maj, ndërsa fituesja në fuqi e trofeut është Barcelona.

Në çerekfinale të turneut janë kualifikuar ekipeve të mëdha si Real Madridi, Barcelona apo Valencia, pa harruar edhe skuadrën e Betisit, që nëse shkon deri në finale do të luajë para publikut të saj. Në fakt, Barcelona është me një këmbë jashtë, pasi në sfidën e parë çerekfinale është mundur 2-0 nga Sevilla në “Sanchez Pijzuan”.

Loading...