Vajza e presidentit amerikan Donald Trump mund të kandidojë për postin e kreut të Bankës Botërore, të mbetur vakant pas dorëheqjes së Presidentit Jim Yong Kim.

Financial Times raporton se emri i Ivankës është në listën emrave që kanë depozituar në Departamentin e Thesarit për këtë detyrë.

Emra të tjerë që kanë dalë janë edhe ai i ambasadores në Kombëve e Bashkuara Nikki Haley, zëvëndëssekretarit të Thesarit për Çështjet Ndërkombëtare David Malpass dhe i Mark Green, kreut të agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar.