Kryeministri finlandez, Juha Sipila dha sot dorëheqjen nga qeveria e tij e qendrës së djathtë, pas dështimit për të kaluar një program për reformat sociale dhe për sistemin e shëndetësisë, njoftoi presidenca finlandeze.

”Kryeministri do të paraqesë sot dorëheqjen nga qeveria rreth orës 10:00”, sqaroi presidenca.

Ky njoftim vjen pesë javë nga zgjedhjet parlamentare të planifikuar më 14 prill.