2 barazime pa gola dhe asnjë fitues në dy sfidat e para të raundit të 1/8-ave të Champions League që u zhvilluan këtë të martë. Në Anfield Road pritej një ndeshje spektakolare mes Liverpoolit vendas dhe Bayern Munich por të dyja skuadrat luajtën me frikë dhe u treguan shumë të kujdesshme duke mos gjetur dot rrugën e rrjetës dhe duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit që do të zhvillohet në Gjermani. Bayerni i Kovac nuk përfitoi dot nga mungesat që kishte në mbrojtje Liverpooli pasi Van Dijk, Lovren dhe Joe Gomez 3 nga 4 qëndërmbrojtësit që ka në dispozicion Klopp nuk ishin të pranishëm në këtë sfidë, gjithsesi as treshja fantastike e The Reds, Mane-Salah-Firmino nuk arriti të thyente dot rezistencën portierit Manuel Neuer. Pa gola përfundoi edhe sfida e luajtur në Lyon mes francezëve vendas dhe Barcelonës. Lyoni në pjesën e parë goditi edhe traversën ndërkohë që në fraksionin e dytë Barça shpërdoroi shumë sidomos me dyshen Messi-Suarez dhe në fund u kënaq vetëm me një 0-0 që lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.