Skuadra e Renovës ka shënuar fitore bindëse në miqësoren e dytë në Ohër, në kuadrin e përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit. Gjipspunuesit mposhtën Gostivarin e trajnerit Menga me rezultat 4:0.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 3-0 me golat e Stojanovskit, Mishkovskit dhe një autogol të shënuar nga Gostivari.
Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, dhe atë sulmuesi Lutfi Bilalli. Kjo ishte fitorja e dytë e Renovës në katër takimet kontrolluese, pas asaj me Devollin e Shqipërisë 5-2, dhe dy humbjeve nga Shkëndija (1-2) dhe barazimit me Pobedën. Me 1 shkurt, Renova do të luaj kundër Struga Trim Lum.