Lojtari më i mirë në botë, Leo Messi ka thënë se ky trofe është special për të, pasi është dashur që dy vite ta shikojë Ronaldon nga audienca.

Ai tha se ky titull është më shumë se sa kishte imagjinuar dhe se asgjë nuk do të mund të bënte pa bashkëlojtarët e tij.

“Ishet koha të kthehem sërish dhe ky trofe është special, pasi për dy vite kam shikuar Ronaldon nga audienca duke e fituar atë”, tha Messi.

“Nuk kam imagjinuar kaq shumë trofe kur isha i vogël. Pa bashkëlojtarët e mijë nuk do të mund të arrija asgjë”. /Express