Të premten ka ndërruar jetë Ali Krasniqi nga fshati Breznë i Dragashit. Ky mërgimtar po kthehej në Vjenë nga Kosova, por gjatë rrugës u aksidentua me një autobus në afërsi të qytetit Krushevac në Serbi.

Krasniqi po udhëtonte me veturë bashkë me familjen, gruan dhe tre fëmijët e tij të cilët kanë marrë lëndime por janë jashtë rrezikut për jetën.

Familja e Ali Krasniqit në Dragash që sot do të duhej të festonin për ditëlindjen e 44 të tij, kanë hapur të pamën ku po presin familjarët dhe miqtë për ngushëllime. Vëllai dhe kunata e Alisë, kanë rrëfyer për Gazetën Express ngjarjen e rëndë që i ndodhi familjes me të nisur vitin 2019.

Familja tregoi se Alia po kthehej nga Kosova për në Austri, aty ku ai jetoi për më shumë se dy dekada. Ata kishin ardhur në vendlindje për festat e fundvitit.

“Aksidenti ka ndodhë sot një javë. Ka qenë e diel, në orën 22:00 në, ka ndodhë në dalje ka Krushevaci”, tha vëllai i Alisë.

Ai tha se vëllai i tij ka qenë në veturë bashkë me gruan dhe fëmijët, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Madje njëra vajzë e Alisë ka pësuar frakturë në kokë, e cila është operuar në Nish të Serbisë.

“Pesë veta kanë qenë në veturë, vëllai, gruaja e tij dhe tre fmitë (dy çika e një djalë). Qika ka pësu frakturë në kokë. Vajza është operu në Nish, është jashtë rrezikut për jetën”, tha vëllai i Alisë për Gazetën Express.

Krasniqi jetoi edhe disa ditë pas aksidentit, ai ishe dërguar për trajtim mjekësor në Vjenë, por të premten ndërroi jetë. Kështu tha kuanata e Alisë.

“Pardje ka ndërru jetë në 11 të natës, prej Nishit e kan çu në Vjenë atje ka vdekë”, tha ajo.

Ajo shtoi se autobusi e ka goditur veturën e Alisë.

“N’rrugë t’vet ka qenë autobusi i ka ra”, përfundoi ajo.

Mësohet se Alia ka migruar në Austri që nga mosha 17-vjeçare, ai ka ardhur kohë pas kohe në vendlindjen e tij në Kosovë.

Loading...