Agim Ibraimi mban në ankth Partiza nin. Një ditë pasi “Panorama Sport” publikoi lajmin ekskluziv për ofertën që klubi i kuq i ka bërë fantazistit, vjen edhe reagimi i vetë lojtarit. I kontaktuar dje nga gazeta, 30-vjeçari që ka prishur së fundmi kontratën me klubin slloven, Domzhale, konfirmoi se ka biseduar me Partizanin.

Ibraimi

Mirëpo, ai zbuloi se nuk është vetëm klubi i kuq që e kërkoi. Disa ekipe janë në garë për shërbimet e tij dhe Ibraimi sqaron se nuk ka vendosur ende se ku do të vazhdojë karrierën. “Për të qenë i sinqertë, nuk është vetëm Partizani që më kërkon, por edhe një skuadër tjetër e kampionatit shqiptar.

Është herët për të thënë se ku do të shkoj, pasi po ashtu kam pasur një ofertë edhe nga Shkëndija e Tetovës, klubi ku unë jam rritur.

Agim-Ibraimi-pas-golit-uron-me-shqiponj-480x274

Gjithashtu, klube nga Arabia më kanë kontaktuar, por të shohim se çfarë do të bëhet”, deklaroi dje fantazisti nga Tetova, i cili ka arritur të luajë edhe në Serinë A me Kaljarin në sezonin 2013-2014. Kjo nuk është hera e parë që klubi i kuq tenton të afrojë në skuadër Ibraimin.