Trajneri i Goblenit nga Kumanova, Florim Ymeri, në një intervistë për gazetën “Lajm” ka deklaruar se synimet e skuadrës së tyre janë mbetja në ligën e dytë të Maqedonisë në futboll-grupi i perëndimit.

Ai thotë se do ta kenë shumë të vështirë, por jo edhe të pamundur të arrijnë objektivin e tyre.

Sa jeni të kënaqur me përgatitjet, a ka rrjedhur gjithçka sipas planit të paraparë?

FlorimYmeri: Po mendoj se duhet të jemi të kënaqur me përgatitjet, ashtu si kemi planifikuar edhe kanë rrjedhur. Filluam më13 janar në Kumanovë deri më 1 shkurt, ku vazhduam në Durrës deri më 10 shkurt, dhe prapë për të vazhduar në Kumanovë.

 

A është skuadra e gatshme për sezonin pranveror?
Florim Ymeri: Jemi munduar që skuadrën ta përgatisim për stinorin pranveror dhe mendoj se ia kemi arritur,

Keni zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese. Sa jeni të kënaqur nga rezultatet dhe formën e lojtarëve?
Florim Ymeri:Kemi zhvilluar disa ndeshje kontrolluese ku rezultati asnjëherë nuk ka qenë në plan të parë, por duke iu dhënë rast secilit nga futbollistëve që të barabartë të konkurrojnë për vend në ekipin shartues. Pas çdo loje kemi pasur një pasqyrë më të mirë për ekipin shartues, normal duke mos neglizhuar edhe formën e lojtarëve.

 

Keni sjell edhe ca përforcime në skuadër. Çka pritni nga ata në sezonin pranveror?
Florim Ymeri:Kemi dy përforcime, Liridon Ramadani dhe portierin Osman Daci, ndërsa është rikthyer edhe Arbnor Jahiu, që do të thotë se janë konkurrues të mirë në skuadër.

 

Në krahasim me sezonin vjeshtor, jeni më të fortë apo më të dobët?
Florim Ymeri:Ekipin lëshuan dy lojtarë, ndoshta kyç që kishim Zait Memeti, i cili mori rrugën e kurbetit dhe Ylber Alili, i cili u transferua në Gostivar. Them të drejtën që ndoshta jemi më të dobët sesa në sezonin vjeshtor.

Cilët janë qëllimet e skuadrës në sezonin e dytë?
Florim Ymeri:
Unë besoj në këta futbollistë që kemi në dispozicion që përveç kualitetit individual, jemi munduar dhe besoj se kem arrit të bëjmë një kolektiv që do realizoj synimet ose planin tonë për mbetje në ligën e dytë. Do jetë vështirë por jo edhe e pamundur?.

Kush janë konkurrentët e skuadrës suaj?
Florim Ymeri:Prej tabelës së klasifikimit mendoj se nga Gostivari e deri tek i fundit Teteksi do të zhvillojmë betejën e madhe për ekzistencë, gjë që edhe është synimi ynë, pra të mbetemi edhe vitin e ardhshëm në ligën e dytë./lajm