Gjuatjet me armë zjarri dhe plagosja e funksionerit të BDI-së, Valon Bela ishte lajmi i ditës së djeshme. Por përveç lajmeve fillestare se është plagosur dhe se është dërguar në spital, shumë shpejt u mbyll si temë.
Kishte media që raportuan se Bela në atë moment ka pasur takim diku jashtë me kreun e Komunës së Çairit, Visar Ganiu për disa mosmarrëveshje dhe se sulmuesi ka qënë njëri prej tre shoqëruesve të Ganiut.
Pse u hesht kaq shpejt ky rast?
Pse nuk jepen detaje?
Kush ishin sulmuesit dhe kush gjuajti me armë drejt Belës?

Sipas burimeve tona brenda Policisë së Shkupit dhe MPB-së, pjesë e grupit që kanë sulmuar Valon Belën ka qënë deputeti i BDI-së, E. H, sulmuesi tjetër është vëllai i të “fortit” të Çairit, që njihet personi kyç në BDI-në e Çairit si edhe E. H. , person me influencë tek pjesa e muslimanëve që njihen si “mjekërrosha”, shkruan portali Fol.mk.

Përpara se të gjuhen me armë zjarri, pjesëmarrësit janë rrahur me grushte e me gjësende të forta. Në zënkë duke përfshirë edhe viktimën, kanë marrë pjesë 7 persona, ndërsa pas eskalimit të situatës dhe pas rrahjes në grup, njëri prej tyre ka nxjerrë revolen dhe ka gjuajtur. Si pasojë e kësaj, Valon Bela ka mbetur i plagosur në këmbë.

Burimet tona gjithashtu konfirmojnë se po bëhet presion i jashtëzakonshëm ndaj viktimës, Valon Bela dhe familjarëve të tij, që ky i fundit në deklaratë të mos e paraqesë rastin si sulm ndaj tij, por si aksident.

Pse heshtin mediat dhe organet e rendit për këtë rast?
A do të mbyllet edhe ky rast njëjtë si rasti ” Merimanga”, kur Beqir Asani i BDI-së sulmoi policen në detyrë dhe më pas e heshtën rastin.

Loading...