“Vetura shkel për vdekje një 13 vjeçar në Skënderaj, një të moshuar në Suharekë, vdes një grua në aksident në Podujevë, shkelen dy persona në Veternik”

Kjo është me pak fjalë panorama e dhimbjes e cila po e përcjell Kosovën edhe në këtë fillim viti.

Janë rrugët e dhimbjes, dhe të çoroditura të cilat vendit, në heshtje, po ia rrëmbëjnë të ardhmen dhe po ia mbysin shpresën.

Lajmi i ditës, fatkeqësisht në mediat tona janë bërë aksidentet, të cilat pamëshirshëm marrin jetë çdo ditë të lume. Askush nuk jep llogari!

Këto pamje janë bë rutinë e ditës por edhe natës në rrugët e egra të Kosovës, ku sorrat e kanë krijuar me vite folenë.

Nuk thuhet kot, “Kosova vend i sorrave”, por jo vetëm kaq, vendi ynë më shumë se kurrë është bërë vend i paradokseve dhe kontrasteve.

Mbi te gjitha Kosova, në të gjitha sferat e saj, është rast “sui-generis”, duke nis nga politika ditore, e cila jep vetëm fjalë e bën pak punë.

Por pa i përjashtuar edhe sferat e tjera, si arsimi, shëndetësia, gjyqësia, e pa e harruar edhe sportin e kulturën.

Nga pezmi, te vjen e thua: Kah po shkon more ky shtet?!

Pothuaj në të gjitha sferat e lartëcekura ka regres, dhe pamja e tyre del e tmerrshe. Por pse po ndodh kjo?

Përgjigjen mund ta jep vetëm babadimri, por jo vetëm ai.

Ai erdhi e shkoi edhe këtë fundvit, por nuk e sjelli dhuratën e shumëpritur për kosovarët , liberalizimin e vizave.

Dështim pas dështimit, si në UNESCO, dështim në INTERPOL, integrim, etj.

Jo vetëm kaq, por ngecje në të gjitha fushat, e regresi e ka nis tashmë edhe rrugën e tij pa e bërë bilancin e dështimit.

Ngecje në arsim, shëndetësi, gjyqësi, diplomaci, integrim, sport dhe kulturë.

Përgjigjja është shumë e thjeshtë! Kjo ndodh kur të paaftit udhëheqin me shtetin, të dobëtit por edhe ata që i shprehin ‘muskujt’ para mendjes.

E nisim me arsimin, nivel i dobët, drejtorët që i zgjedh partia, militant të padijshëm, profesor e asistentë pa dinjitet, që në të shumtën e herave i zgjedh politika.

Me këtë pamje zor qe shkojmë përpara, kur profesionistët, shkelen dhe përjashtohen, e analfabetat e njerëzit pa tru na shesin kopalla.

Sistem i politizuar gjerë në rrënjë. Një model i keq ‘alla-shqiptarqe’

Për “mashallah” nuk është as diplomacia, me një ministër që e shkel krejt botën me aeroplan, po as paret me i ble njohjet nuk i bëjnë punë.

Diplomata e ambasadora që i ka çue partia, e nuk dinë të mbrojnë as vendin e vet, por me vjedhë e ‘sosin’ bile edhe natën! Veç kujtone sharlatanin ‘Dedaj’.

Hiq më mirë nuk është as shëndetësia me mjekë në grevë, e paradoks janë klinikat e shumta, por të sëmurë ka me bollekë!

E mos të folim, për siguri, ku pothuaj çdo ditë vjedhet diçka, jo në një bankë, market, institucion mikrofinanciar, e ku tjetër.

Maskat e kanë ‘pushtuar’ vendin tonë, dhe deri tash të paktën e kanë fituar betejën me shtetin.

Anarki e frikë, pothuaj edhe derisa është terr e dritë, derisa je në rrugë e duke lëvizur, këmbë apo me veturë?

Çka mbetet për fund? Kjo është Kosova.

20 vite pas luftës, ende nuk shihet drita në fund të tunelit.

E për fundvit, vjen përseri babadimri me dhuratat e tij, i cili do të na flet për vizat, Interpolin e UNESCO-n. E çka tjetër…!

Panorama e njejtë, kontrasti i pa ndryshuar, paradoksi vazhdon.

Loading...