Forcat qeveritare siriane kanë kapur një pjesë e rëndësishme të Aleppo lindore.

Televizioni shtetëror tha se trupat qeveritare janë duke bërë çmontimin e minave dhe eksplozivit duke vazhduar avancimin e tyre, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Një grup i monitorimit thotë se rebelët kanë humbur tashmë më shumë se një e treta e zonave më parë të mbajtura nga rebelët e Alepos.

Mijëra civilë kanë ikur nga zona e rrethuar, pas një fundjave të luftimeve të ashpra.

Qindra familje janë zhvendosur brenda zonë.