Qeveria sot ka miratuar formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët. Sipas njoftimit të qeverisë, ky ekip do të përkujdeset dhe ka kompetenca për përgatitjen e Planit aksional për zbatimin e ligjit në një afat prej 15 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit qeveritar.

Po ashtu ndër detyrimet do të jetë edhe ndjekja e dinamikës për realizimin dhe implementimin e planit aksional, ndjekjen e institucioneve dhe rekomandimet për të zbatuar ligjin, si dhe masa të tjera. Pjesë e këtij ekipi janë: sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, zëvendës-sekretari, sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë, sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, sekretari shtetëror nga sekretariati i Marrëveshjes së Ohrit, sekretari i sekretariatit për drejtësinë, përfaqësues i kabinetit të kryeministrit dhe përfaqësues i Kuvendit. (INA)

Loading...