Dafina Zeqiri sot po feston ditëlindjen e saj të 27.

Këngëtarja që është ndër më të suksesshmet në Kosovë dhe në Shqipëri dhe tahsmë i shtohet grupit të shqiptareve, duke synuar sukesin edhe në tregun më të madh të muzikës në botë.

“Kjo do të jetë shtëpia ime e ardhshme.. mu këtu, Los Angeles”, ka shkruar Dafina, e cila momentalisht ndodhet në Amerikë ku dhe po punon rreth projektit të ri muzikor.

“Ky do të jetë viti më i rëndësishëm i karrierën time, fillimi i diçkaje aq të veçantë sa s’mund ta përshkruaj. Dua të të uroj një ditëlindje të madhe të madhe, super të lumtur Dafina Zeqiri! Të premtoj se bashkë do të bëjmë histori, ose do të vdesim duke luftuar”, ka qenë urimi i producentit Rick Steel me të cilin Daffy po punon rreth projekteve të reja muzikore, shkruan telegrafi.

Kjo nuk është përpjekja e parë e Dafina Zeqirit për të depërtuar në tregun ndërkombëtar dhe sipas fjalëve të producentit mbase ka ardhur moment që ylli të jetë shqiptarja e radhës që arrijnë famë ndërkombëtare.