Benjamin Kololli ishte futbollisti i vetëm shqiptar që u zgjodh mbrëmjen e djeshme në formacionin më të mirë të vitit 2018 në Zvicër.

kololli

26-vjeçari është një nga futbollistët më të spikatur të Zyrihut, teksa shpeshherë ka qenë protagonist absolut te kjo skuadër me asistent dhe golat e shënuar.

51184429_369808170485266_1821543098212155392_n-587x330

Të nominuar për tre çmime të ndryshme ishin edhe shqiptarët Taulant Xhaka, Bastien Toma, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Albian Ajeti, por asnjë prej tyre nuk arriti të rrëmbente një prej çmimeve.

SFL AWARD NIGHT 2019

Mesfushori i Kombëtaresh shqiptare, Taulant Xhaka, ishte nominuar për çmimin e Golit më të mirë në SFL. Goli më i mirë u zgjodh ai i futbollistit të Jang Bojs, Guillaume Harau.

kololl

Pas çmimit, mesfushori i Kosovës, Kololli, nuk nguroi të pozonte edhe me shqiponjë. Në mbrëmjen gala nuk mungoi as Armando Sadiku, i cili së fundmi u transferua te Lugano.