jëzet e dy vjeçarja A.J. nga fshati Dobridoll, Gosetivar, pardje ka lajmëruar në polici se gjatë dy ditëve të fundit në celularin e saj për momentin një person i panjohur i ka dërguar 30 deri në 40 porosi me përmbajtje ofenduese dhe kërcënuese ku i ka kërkuar që t`i paguaj 2.000 euro, transmeton TetovaSot.

Në të kundërtën personi i panjohur iu është kërcënuar se do të publikoje një fotografi të saj pornografike, për të cilën ka thënë se është e montuar.

Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.