Franca i dha lamtumirën e fundit Henrit të Orleanit, njeriut që mund të ishte mbreti i saj.

Princi Albert I i Monakos dhe ish-Mbretëresha e Spanjës u vunë në krye të një sërë pjesëtarësh të familjeve mbretërore dhe aristokratësh, të cilët mbërritën për funeralin e princit pretendent për fronin francez, që është hequr në shekullin e XIX.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe princ Leka.

Duka i Parisit vdiq në moshën 85 vjeç, më 21 janar, datw që koinçidon me përvjetorin e ekzekutimit të Mbretit Luigi XVI gjatë “Revolucionit francez” të vitit 1793.

Orleani ishte një pasardhës i Mbretit të fundit të Francës, Luigj Filipit I, i cili mbretëroi gjatë periudhës së postrevolucionit ndërmjet viteve 1830 dhe 1848.

“Mbreti vdiq, rroftë mbreti”, shkroi në Twitter lëvizja “Action Francaise”, e cila mbwshtet rikthimin e monarkisw. Qw prej shekullit tw XIX, dy degw tw aristokracisw franceze pwrplasen fuqishwm me njwra-tjetrwn se kush do ta marrw fronin, nwse nw vend do tw rivendosej ndonjwherw monarkia: linja Bourbon e Luigjit tw XVI dhe pasardhësit e Dukës së Orleanit.

Henri njihej si adhurues i artit, kishte çelur disa ekspozita, ndërsa kishte tentuar të hynte edhe në industrinë e parfumit, me dy aroma të quajtura “Lys Bleu” and “Royalissime”.